Grenell: E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës, pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë

  • 03 June 2020 - 13:50
Grenell: E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës, pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë

I dërguari i posaçëm amerikan në dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell ka mirëpritur votimin e qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin.

Në një komunikatë nisur për media nga zyra e Grenell, thonë se i dërguari amerikan në dialog mezi pret rifillimin e bisedimeve me Serbinë.

“E mirëpres Qeverinë e re të Kosovës dhe mezi pres që të rifillojë partneriteti me ta në dialogun me Serbinë”, thuhet në deklaratën e Grenell.

Qeveria në krye me Avdullah Hotin është votuar me 61 vota për.

(Kosova Sot Online)