Ambasada amerikane uron për formimin paqësor të Qeverisë Hoti

  • 03 June 2020 - 14:00
Ambasada amerikane uron për formimin paqësor të Qeverisë Hoti

Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur emërimin e Avdullah Hotit në krye të Qeverisë së Kosovës.

Në një reagim nisur për media, nga kjo ambasadë thonë se e mirëpresin formimin paqësor të Qeverisë re.

Nga kjo ambasadë thonë se mezi presin që të punojnë me Qeverinë Hoti për paqe, drejtësi dhe prosperitet, si dhe përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID 19.

“Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë Hoti për të vazhduar punën e rëndësishme për paqen, drejtësinë dhe prosperitetin, përfshirë përpjekjet për forcimin e marrëdhënieve rajonale dhe luftimin e COVID-19”, thuhet në reagim.

(Kosova Sot Online)