Haradinaj tregon si e bindi Haxhi Shalën që ta votojë Qeverinë Hoti

  • 03 June 2020 - 14:04
Haradinaj tregon si e bindi Haxhi Shalën që ta votojë Qeverinë Hoti

Kreu i AAK’së, Ramush Haradinaj ka folur para mediave lidhur me takimin që pati me Haxhi Shalën, shefin e grupit parlamentar të Nismës Socialdemokrate.

Para mediave, Haradinaj ka folur lidhur per atë se si ka arritur që ta bindë Shalën për të ndryshuar votën ndaj Qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

“Me Haxhi Shalën kur kam qenë komandant i TMK-së në Prizren, kemi qenë bashkë me të. thash unë do ta qes votën pro, a po ja jep edhe ti, tha po”, ka deklaruar Haradinaj.

Shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala ka deklaruar sot se pas një takimi që pati me të parin e shtetit dhe kreun e AAK’së, ka vendosur që të ndërrojë qëndrimin e tij sa i përket votës ndaj Qeverisë Hoti.

(Kosova Sot Online)