Deklarata e Shalës për takimin me presidentin e kreun e AAK’së, reagojnë nga KDI

  • 03 June 2020 - 14:16
Deklarata e Shalës për takimin me presidentin e kreun e AAK’së, reagojnë nga KDI

Nga KDI kanë reaguar pas deklaratës së deputetit Haxhi Shala lidhur me një takim që ai tha se e ka pasur me të parin e shtetit, Hashim Thacin dhe kreun e AAK’së, Ramush Haradinaj.

“#KDI shpreh shqetësim lidhur me deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala në seancën e sotme për ndryshimin e qëndrimit të tij për votimin e Qeverisë ‘Hoti’. Deputeti Shala deklaroi që “pas vizitës së mbrëmshme në familjen time të Presidentit dhe ish- kryeministrit Haradinaj kam ndërruar mendje dhe vota ime do të jetë pro për këta dy persona dhe pro Qeverisë Hoti”, thuhet në reagim.

Nga KDI kanë kujtuar që Kushtetuta e Kosovës thotë se deputetët janë përfaqësues të popullit, e nuk i nënshtrohet asnjë mandati detyrues.

“Rikujtojmë që Kushtetuta e Kosovës (neni 70, pika 1) lidhur me mandatin e deputetëve thotë që “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”, thuhet në reagim.


(Kosova Sot Online)