Komediani i njohur: Më shumë kam unë ‘like’ në disa video sesa Avdullahu vota

  • 03 June 2020 - 15:35
Komediani i njohur: Më shumë kam unë ‘like’ në disa video sesa Avdullahu vota

Miran Ramadani ka ironizuar me zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër.

Në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot (e mërkure) në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër.

Zgjedhja e tij në këtë post ka ngjallur reagime të shumta në publik, ndër ta kishte edhe të tillë që ia përmendnin votat.

Komediani Miran Ramadani, përmes një postimi në Twitter, thotë se ka më shumë pëlqime në videot e tij sesa që ka vota kryeministri i sapozgjedhur.

“Ma shum kom une llajka neper do video se Avdullahu vota!”, ka shkruar ai. Postimi i tij nxiti komente të shumta në Twitter.

(Kosova Sot Online)