Kuvendi sqaron votimin për Qeverinë Hoti, konfirmon se ishin 61 vota pro

  • 03 June 2020 - 17:11
 Kuvendi sqaron votimin për Qeverinë Hoti, konfirmon se ishin 61 vota pro

Nga Kuvendi i Kosovës kanë dalë me një sqarim sa i përket numrit të votave që janë dhënë sot pro qeverisë në krye me Avdullah Hotin.

Në një komunikatë për media nga Kuvendi, thonë se sot nuk është mbajtur evidencë me emra të deputetëve që marrin pjesë në votime.

“Rrjedhimisht, Kuvendi nuk ka mbajtur as nuk mban evidencë me emra të deputetëve, të cilët marrin pjesë në këto votime. Megjithatë, për shkak të interesimit të madh të mediave dhe kohës së gjatë deri në nxjerrjen e transkriptit, po pasqyrojmë rezultatet e votimit në seancën e sotme të jashtëzakonshme (03. 06. 2020), për zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, sipas grupeve parlamentare”, thuhet në njoftim, derisa, janë publikuar edhe numrat e votave për secilin grup parlamentar.

Lista e votave për secilin grup parlamentar:

GP i LDK-së: prezentë 26 deputetë, munguan: Vjosa Osmani dhe Haxhi Avdyli Votimi: 25 për, 1 abstenim

GP i PDK-së prezentë: 24 deputetë

Votimi: 24 kundër

GP i AAK-së: prezentë 13 deputetë

Votimi: 12 për (deputetja Donika Kadaj-Bujupi e ka liruar sallën në kohën e votimit)

GP NISMA + AKR: prezentë 6 deputetë

6 për

GP i Listës serbe: prezentë 10 deputetë

Votimi: 10 për

Minoritetet jo serbe: prezentë 8 deputetë. Munguan: Zikreta Aliti dhe Elbert Krasniqi

Votimi: 8 për

Rezultati përfundimtar:

Prezentë në sallë kanë qenë 86 deputetë

61 deputetë kanë votuar PËR

24 deputetë KUNDËR

1 deputet ka ABSTENUAR ë

(Kosova Sot Online)