Arrestohet aktivisti i VV’së që tentoi të futet në oborr të Kuvendit teksa Thaçi mbante konferencë

  • 03 June 2020 - 17:16
 Arrestohet aktivisti i VV’së që tentoi të futet në oborr të Kuvendit teksa Thaçi mbante konferencë

Një aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti nga afërsia e objektit të Kuvendit e ka quajtur hajn presidentin Hashim Thaçi dhe ka tentuar të futet brenda oborrit të Kuvendit.

Bëhet fjalë për Veron Hasanin i cili edhe kishte qenë kandidat për deputet në Asamblenë Komunale të Prishtinës.

I gjithë ky incident ka ndodhur derisa kreu i shtetit ka qenë duke folur para mediave pas votimit të Qeverisë që do të drejtohet nga Avdullah Hoti i LDK’së.

Ndërkohë gjatë momentit të ndalimit nga Policia, ka pasur reagime nga qytetarët për të mos e arrestuar aktivistin e VV’së me arsyetimin se ai vetëm ka shprehur fjalën e tij.

(Kosova Sot Online)