Hoti e merr detyrën nesër në orën 9:00, nuk dihet nëse Kurti do të shkojë në ceremoni

  • 03 June 2020 - 18:31
 Hoti e merr detyrën nesër në orën 9:00, nuk dihet nëse Kurti do të shkojë në ceremoni

Avdullah Hoti nesër do ta marrë zyrtarisht detyrën e Kryeministrit. Ceremonia e marrjes së detyrës do të bëhet të enjten në orën 09:00. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga zyra për informim e kryeministrit, ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse ish-kryeministri Albin Kurti do të jetë present në ceremoni.

“Njoftohen përfaqësuesit e medieve se ceremonia e marrjes së detyrës nga Kryeministri i zgjedhur, Avdullah Hoti, do të mbahet nesër (E enjte, 04 qershor 2020) me fillim në ora 09:00”, thuhet në njoftimimin e zyrës së Kryeministrit.

Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës sot është zgjedhur kryeministër i vendit nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 61 vota për, 24 kundër dhe 1 abstenim.

Hoti u zgjodh kryeministër sot, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti më 25 mars, ku u votua mocioni i mosbesimit iniciuar nga partneri i koalicionit, LDK-ja.

(Kosova Sot Online)