Njëri nga 19 rastet e konfirmuara me Covid-19 është punëtor i KEK-ut

  • 03 June 2020 - 19:58
 Njëri nga 19 rastet e konfirmuara me Covid-19 është punëtor i KEK-ut

Janë konfirmuar 19 raste të reja me COVID-19 e 24 të shëruar në Kosovë.

Një nga rastet e reja është nga Obliqi. Në lidhje me të, ka shkruar një postim kryetari i kësaj komune, Xhafer Gashi.

Ai ka thënë se i njëjti në fshatin Milloshevë, rasti kontakti dhe është punëtor në KEK.

Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sipas njoftimeve të IKSHPK-së, në Obiliq kemi një rast të ri pozitiv me Covid-19 në fshatin Milloshevë, rasti në fjalë është rast kontakti, punëtorë në Korporatën Energjitike të Kosovës,në mihjen sipërfaqesore në Bardh.

Ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e dalura nga IKSHPK-ja, rreziku ende nuk ka kaluar, ky armik i padukshëm është ende mes nesh.

Mos i jep këmbë virusit!

Kujdes po, panik jo!

(Kosova Sot Online)