8 minuta e 46 sekonda: Si u vra George Floyd gjatë arrestimit nga policia

  • 03 June 2020 - 22:51
 8 minuta e 46 sekonda: Si u vra George Floyd gjatë arrestimit nga policia

Një media në SHBA ka ilustruar me pamje, foto e dokumente zyrtare, se çfarë ndodhi në të vërtetë në vrasjen e George Floydit.

Më 25 maj, oficerët e policisë në Minneapolis arrestuan George Floyd, një afro-amerikan 46-vjeçar, pasi një shitës ambulant kishte telefonuar policinë, për të denoncuar George për blerje cigaresh me një kartëmonedhë false 20 dollarëshe.

Kanë mjaftuar 17 minuta që policia të vepronte dhe të vriste tragjikisht Floyd-in. Një gju prapa qafës, mjaftoi të mposhte lutjen e 46-vjeçarit se po i merrej fryma.

Duke marrë për bazë pamjet e siguruara nga kalimtarët në rrugë, kamerat e sigurisë së subjekteve përreth dhe dokumentet zyrtare, “The New York Times” ka shfaqur një tablo të plotë se çfarë ndodhi mes Floyd-it dhe policisë.

Ndërkaq, kujtojmë se një ditë pas ngjarjes tragjike, autoritetet pezulluan nga detyra katër oficerët që morën pjesë në ngjarje, ndërsa Derek Chauvin, oficeri që i mori jetën 46-vjeçarit, është arrestuar dhe pritet të dalë para drejtësisë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

(Kosova Sot Online)