Kosova dhe Shqipëria prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët

  • 03 June 2020 - 23:14
 Kosova dhe Shqipëria prezantohen si një destinacion turistik i përbashkët

Ministri i Mjedisit dhe Turizmit në Qeverinë e Shqipërisë, Blendi Klosi ka publikuar pamje të atraksioneve turistike të të dy vendeve duke ftuar turistët t’i shijojnë ato.

“Nëse keni shpirtin e eksperiencës, nëse ju pëlqen të zbuloni kulturat e lashta dhe dëshironi të gjeni veten në mes të një natyre përrallore e ende të pazbuluar, të shijoni një ushqim të mrekullueshëm, duam t’u mirëpresim në një natyrë të paprekur e të egër prej 39 635 kilometra katrorë”, thuhet në videon e publikuar nga ministri Klosi.

“Harrojeni rregullin, lëreni pas ritmin e qyteteve të zhurmshme, shmangni radhët e gjata të turistëve, ejani të përjetoni vendet unike që ofrojnë vendet tona”, është ftesa për aventurierët.

(Kosova Sot Online)