Ja si do të ndodhë kapja e shtetit nga krimi i organizuar me qeverinë në ardhje të koalicionit LAN

  • 04 June 2020 - 07:04
Ja si do të ndodhë kapja e shtetit nga krimi i organizuar me qeverinë në ardhje të koalicionit LAN

“Qeverisja që po vjen për përfaqësuesit e LAN-it, e kanë treguar veten që nuk dinë asgjë tjetër përveç dështimit, sepse i kemi pasur këta njerëz edhe në qeverisjet e kaluara, prandaj s’kemi çka presim nga ata veç se manipulim dhe korrupsion. Sa i përket PAN-it, edhe këta kanë dështuar në politikë për vite me radhë, prandaj cili do koalicion që do e merr pushtetin në vend, me këto parti politike të dështuara e të dëshmuara për lidhje korruptive, Kosova do ti kthehet avazit të vjetër, e ajo është krimi, korrupsioni, shantazhi etj, etj”, thotë analisti Dardan Grapci.

Image
Dardan Grapci

Njohësi i politikave të ekonomisë, Dardan Grapci, e ka vlerësuar si shqetësim serioz të ngritur nga analistja e njohur gjermane për çështje të Ballkanit, Johanna Deimel, e cila është shprehur shumë kritike në vlerësimin e saj lidhur me vendimi i Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se ky vendim e kthen Kosovën mbrapa, se është hap i madh prapa sa i takon programit ambicioz të reformave për luftë kundër korrupsionit pasi që I rikthen dhe ri sistemon edhe njëherë të korruptuarit në pushtet.“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese paraqet hap të madh prapa të programit ambicioz të reformave për luftë kundër korrupsionit dhe kapjes së shtetit që e ka iniciuar Albin Kurti”, ka thënë analistja gjermane Johanna Deimel. Analistja Deimel vlerëson se vendimi do të dëmtojë edhe më shumë besimin politik të qytetarëve në parti politike por edhe në institucionet që do të krijohen tani. Sipas Grapcit, ky është një konstatim i qëlluar për të cilin duhet të alarmohen edhe qytetarët e Kosovës dhe të përgatiten më seriozisht që në zgjedhjet e radhës, kurdo që mbahen ato, të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të votojnë vetëm reformatorët, partitë politike që vijnë me figura të reja të pa korruptuara, dhe ti izolojnë e ndëshkojnë të gjithë këta qe keq qeverisë deri më sot dhe po kthehen përsëri në pushtet për të zhvatur dhe plaçkitur, pas vendimit të pa drejtë të Gjykatës Kushtetuese që i dha dritë të gjelbër formimit të koalicionit LAN.

“Qeverisja që po vjen për përfaqësuesit e LAN-it, e kanë treguar veten që nuk dinë asgjë tjetër përveç dështimit, sepse i kemi pasur këta njerëz edhe në qeverisjet e kaluara, prandaj s’kemi çka presim nga ata veç se manipulim dhe korrupsion. Sa i përket PAN-it, edhe këta kanë dështuar në politikë për vite me radhë, prandaj cili do koalicion që do e merr pushtetin në vend, me këto parti politike të dështuara e të dëshmuara për lidhje korruptive, Kosova do ti kthehet avazit të vjetër, e ajo është krimi, korrupsioni, shantazhi etj, etj”, thotë Dardan Grapci. Analisti Grapci është i sigurt se do të ketë përpjekje maksimale nga koalicioni LAN për ti humbur gjurmët e kaluara të krimit, por megjithatë beson që dosjet do të ruhen në institucionet më të larta të sigurisë, sikur është edhe AKI, në mënyrë që pas ndryshimeve të reja që do të ndodhin me zgjedhjet që vijnë, të korruptuarit të përballen me ligjin.

“Nëse LAN mendon që me mandatin e tyre mundë ti fshijnë gjurmët e tyre të aferave korruptive besoj se do të dështojnë, sepse AKI-ja dhe Policia e Kosovës jam i bindur që e dinë për këto skandale, dhe nuk do të lejojnë që kjo të përsëritet e as që gjurmët të zhduken. Prandaj në zgjedhjet e reja uroj dhe shpresoj që të fiton ajo parti e cila ka vullnet dhe guxim ta udhëheq shtetin për ta forcuar sundimin e ligjit, që ska frikë te ballafaqohet me ata të cilët janë ose kanë qenë të korruptuar në të kaluarën dhe që kanë dosje të krimit të organizuar. Ata duhet të ndiqen dhe dënohen sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës”, thotë Daradn Grapci.

Qytetaret e Kosovës, sipas Grapcit, janë te manipuluar nga partitë politike, janë duke u mashtruar nga politikanet, janë duke u bërë skllevër, dhe liria e plotë qytetare nuk vjen pa u ndëshkuar këta uzurpator të tanishëm të partive politike, pa spastruar këto parti nga politikanët me ndikim negativ tek qytetarët, e qytetaret janë ata që mund dhe duhet ta bëjnë këtë ndryshim.

“Ky ndryshim vjen vetëm kur i votojnë njerëzit e duhur, kur iu japin shansin kandidatët që do të jetë deputet i mirëfilltë dhe që i dinë vlerat e qytetarëve, kur qytetarët i mbështesin ata zyrtare politik të cilët nuk janë të korruptuar. Vetëm në këtë mënyrë mundë të kthehen gjërat në normalitet në Kosovë dhe shoqërinë njerëzore.
Prandaj ndryshimi nuk bëhet nga kulmi, por edhe nga themeli. Dhe themeli jemi ne si qytetar. Nëse ne qytetarët nuk e krijojmë një themel të fortë me njerëzit e duhur në Qeveri, nuk përfundon ky lloj i manipulimit, imponimit dhe gjërave tjera do duhet të ju vjen fundi. Po nuk vepruam ne si qytetar, ky sistem do të mbetet i njëjtë”, thotë Dardan Grapci. “Qytetarët e Kosovës me të vërtetë duhet të kuptojnë që duke i ri votuar deputetët të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje të mjerueshme nuk mundë të përparojmë si shtet, prandaj e theksoj se qytetarët duhet të kthjellen në mendjet e tyre dhe ta bëjnë ndryshimin, se qytetaret janë ata që e bëjnë ndryshimin me votat e tyre, kështu që kurdo që do të mbahen zgjedhjet e reja duhet ti votojnë ata kandidat nga partitë e tjera që nuk i kanë votuar asnjëherë, vetëm duke e bërë ndryshimin me vota, me njerëzit e duhur në Qeveri, mundë ta ndryshojmë gjendjen aktuale në Kosovë si dhe gjendjen ekonomike”, thotë Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)