Shpërthen politologu: Reciprociteti ndaj shtetit të Serbisë është vlerë shtetërore mbi të cilën po shkelë koalicioni i mentalitetit të vjetër

  • 04 June 2020 - 07:07
Shpërthen politologu: Reciprociteti ndaj shtetit të Serbisë është vlerë shtetërore mbi të cilën po shkelë  koalicioni i mentalitetit të vjetër

“Reciprociteti ishte parë si vlerë në relacion me Serbinë, kjo sikur shtetit të ia kthente dinjitetin e munguar, mirëpo edhe vlerë substanciale u rrënua me prishjen e koalicionit dhe bërjen me ato parti që e kundërshtonin atë-reciprocitetin. Prandaj them se bartësit e këtij subjekti janë marioneta të presidentit Thaçi, qasja e tij u materializua nga logjika e vjetër e LDK-së, për t'iu hapë negociatave me Serbinë. Sjelljet e fundit të presidenti aktuale nuk janë të çuditshme, gjithnjë qasja e tij ka qenë degraduese për shoqërinë, këtë e trego mjaftueshëm rrugëtimi i tij politik, i cili është përcjellë me sulme të pabaza dhe që realisht e kanë deshifruar atë si përçarës. Presidenti Thaçi me kryeministrin Kurti nuk ka mundë të jetë ai që ka dashur të jetë, dominues dhe përcaktues i shumë zhvillimeve politike, ndërsa me kryeministrin antidemokratik, këtë do ta ketë të mundshme”, thotë analisti politik Arsim Haziri.

Image
Arsim Haziri

Politologu Arsim Haziri, ka reaguar ashpër ndaj kritikave që Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka drejtuar Qeverisë Kurti në detyrë, ma rastin e marrjes së vendimit për masa të reja reciprociteti ndaj Serbisë, si dhe ndaj deklarimit të shpejtë të Kryeministrit në ardhje të LDK-së Avdullah Hotit, për heqjen e shpejtë të masave të vendosura nga Qeveria Kurti, në emër ët pajtimit të shpejtë me Serbinë dhe fillimin e dialogut. Sipas Hazirit, këto reagime dëshmojnë për gatishmërinë e nënshkrimit dhe bërjes së kompromiseve të mëdha ndaj shtetit serb, në dëm të interesit të shtetit të Kosovës, sepse kjo është një logjikë e dëshmuar edhe në qeverisjet e kaluara.

“Koalicioni i ri i logjikës së vjetër qeverisëse ka edhe disa ditë kur edhe mund ta formojnë qeverinë, e cila fatkeqësisht po bëhet duke u përcjellë më përlotë shkelje normash e padrejtësi demokratike, qeveria e radhës mjerisht po vi si rezultat i frikës nga qeveria e mendësisë së re, e cila u shkarkua vetëm pse ishte parë si mund ku qytetarëve do t'iu kthehet publikja. Pra një kapje e publikes për interesa krejtësisht klientele. Zhvillimet e fundit ofrojnë mjaftueshëm dëshmi autentike se kjo qeveri në ardhje përpos që qëndron në disa shkelje e padrejtësish ajo po konkretizohet për t'i udhëhequr disa procese që po mendohet se do të jenë të dëmshme për vendin. LDK-ja, me formë të pavlerë institucionale e me përmbajtje klienteliste, tregoi konsiderueshëm se është e aftë t'i shkelë gjitha atributit me të cilat gjithnjë paraqitej në opinion, madje edhe reciprocitetin që e kishim si program qeverisës”, thotë analisti Arsim Haziri.

Me reciprocitetin ndaj Serbisë, sipas Hazirit, Qeveria Kurti ka treguar dhe e ka demonstruar forcën e vetë dhe identitetin e vetëm shtetëror si vlerë, kurse qeveria në ardhje po përgatitet që ta rrënon atë.

“Reciprociteti ishte parë si vlerë në relacion me Serbinë, kjo sikur shtetit të ia kthente dinjitetin e munguar, mirëpo edhe vlerë substanciale u rrënua me prishjen e koalicionit dhe bërjen me ato parti që e kundërshtonin atë-reciprocitetin. Prandaj them se bartësit e këtij subjekti janë marioneta të presidentit Thaçi, qasja e tij u materializua nga logjika e vjetër e LDK-së, për t'iu hapë negociatave me Serbinë. Sjelljet e fundit të presidenti aktuale nuk janë të çuditshme, gjithnjë qasja e tij ka qenë degraduese për shoqërinë, këtë e trego mjaftueshëm rrugëtimi i tij politik, i cili është përcjellë me sulme të pabaza dhe që realisht e kanë deshifruar atë si përçarës. Presidenti Thaçi me kryeministrin Kurti nuk ka mundë të jetë ai që ka dashur të jetë, dominues dhe përcaktues i shumë zhvillimeve politike, ndërsa me kryeministrin antidemokratik, këtë do ta ketë të mundshme. Atij i duhet një kryeministër i pa qëndrueshëm, prandaj edhe vije një i tillë, që do të jetë i menaxhueshëm prej tij, duke ia humbur tërësisht fuqinë ekzekutive e politike. Këtë defet sikur nuk e ka kuptuar gjithnjë LDK-ja, bartësit e saj, dhe ky nënshtrim i saj ka për t'u ndëshkuar masivisht prej qytetarëve, ky do të jetë fakt që do të konkretizohet në vitin e ardhshëm kur mendohet të jenë zgjedhjet e parakohshme nacionale”, thotë analisti politik Arsim Haziri.

(Kosova Sot Online)