Pushimet verore po afrojnë: Kujdes nga mashtruesit me bileta!

  • 04 June 2020 - 07:46
Pushimet verore po afrojnë: Kujdes nga mashtruesit me bileta!

Udhëtimi juaj në duhet vendlindje të jetë i sigurt: Kujdes nga mashtruesit dhe biletat e rreme të aeroplanit! Kjo porosi bëhet sërish aktuale, në prag të pushimeve verore dhe udhëtimit drejt vendeve tona të prejardhjes.

Kufijtë më në fund janë hapur përsëri, dhe kështu mund t`i vizitojmë më në fund familjet tona në atdhe. Por kini kujdes! Mashtruesit përfitojnë nga dëshira juaj për të kaluar një kohë të çmuar në vendlindje. Si çdo verë, edhe këtë vit tashmë kanë filluar të qarkullojnë ofertat mashtruese. Janë oferta gjoja “të lira” që ju ofrohen.

 

Kohët e fundit është rritur numri i ofruesve të dyshimtë që depërtojnë ndërmjet linjave ajrore zyrtare dhe kompanive të udhëtimit duke u përpjekur që t`ua nxjerrin paratë nga tërheqin xhepat atyre që duan të udhëtojnë për në vendlindje.

Si ta njohim mashtrimin:

Në shumicën e rasteve, ofertat e paligjshme ju dërgohen përmes telefonit, SMS ose Viber. Kjo do të thotë që klientët që nuk kanë asnjë dyshim, kontaktohen me SMS, si dhe me anë të telefonit me ç`rast atyre u ofrohet një ofertë “e parezistueshme” e fluturimit, shkruan albinfo.ch. Mashtruesit shpesh maskohen me emrat e kompanive të njohura: emri dhe logoja në faqet e rreme bazohen në kompani zyrtare dhe të njohura të udhëtimit. Pasi të keni bërë pagesën, tashmë askush nuk është në dispozicion që të ju përgjigjet dhe biletat nuk ekzistojnë!

Si të sigurohemi që nuk është një ofertë mashtruese:

Blini bileta ekskluzivisht nga kompani të besueshme udhëtimi. Prandaj, vetëm kështu asgjë nuk mund të ju pengojë në rrugën e udhëtimit të merituar në vendlindje dhe nuk ka arsye për zhgënjim.

albinfo.ch ka shkruar herë pas here për këtë dukuri të shëmtuar, duke u mbështetur në fakte nga terreni. Disa nga personat ose kompanitë e apostrofuara në këtë kontekst, janë përballur edhe me ndjekje ligjore.


(Kosova Sot Online)