Ish drejtori i Aviacionit, Eset Berisha sot dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

  • 04 June 2020 - 08:27
Ish drejtori i Aviacionit, Eset Berisha sot dorëzon kallëzim penal ndaj Albin Kurtit dhe Haki Abazit

Ish drejtori i Aviacionit Civil, Eset Berisha ka përgatitur kallëzim penal ndaj ish Kryeministrit, Albin Kurti, ish zëvendëskryeministrit, Haki Abazi për shkarkimin e tij nga kjo pozitë.

Berisha, që kishte nënshkruar edhe Marrëveshjen me Serbinë në emër të Kosovës, në Berlin, për linjen ajorore, sot do ta dorëzoj kallëzimin në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Reporteri.net ka siguruar kallëzimin penal.

“Kundër të dyshuarve:

1. Albin Zaim Kurti, në cilësi të Kryeministrit në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës (pas mocionit të mosbesimit të Qeverisë nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dt. 25.03.2020), për shkak të dyshimit për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me nenin 414 të Kodit Penal nr. 06/L-074 të Republikës së Kosovës (Gazeta Zyrtare nr.2, dt. 14 janar 2019, më tutje “KPK”), shkeljes së statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, të sanksionuar me nenin 190 KPK dhe cenimin e të drejtave nga marrëdhëniet e punës sipas nenit 218 KPK.

2. Haki Abazi, në cilësi të zëvendës kryeministrit të parë në detyrë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit se në bashkëveprim me të dyshuarin e parë, ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar të sanksionuar me nenin 414 të KPK, dhe shkeljen e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës të sanksionuar me nenin 190 KPK, dhe për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar sipas nenit 427 të KPK-së, lidhur me deklarimin e rrejshëm të sanksionuar me nenin 384 të KPK dhe manipulimin me prova nenit 386 KPK, në procedurë zyrtare.

3. Ardian Gaxherri, në cilësi të anëtarit të Bordit Mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, për shkak të dyshimit për kryerje të veprës penale të falsifikimit të dokumentit zyrtar sipas nenit 427 të KPK-së lidhur me deklarimin e rrejshëm të sanksionuar me nenin 384 të KPK dhe manipulimin me prova sipas nenit 386 KPK”, thuhet ndër të tjera në kallëzim.

(Kosova Sot Online)