Haxhi Shala do të kalojë në AAK!

  • 04 June 2020 - 09:59
Haxhi Shala do të kalojë në AAK!

Gjatë ditës së djeshme u raportua në mediet vendore se deputeti nga radhët e Nismas Socialdemokrate, Haxhi Shala, do të kalojë sot në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Shala, i cili ka thënë se nuk është e vërtetë që do kalojë në AAK dhe të gjitha këto janë vetëm spekulime.

Ai sërish ka theksuar se vota e tij për Qeverinë Hoti, është dhënë ‘për hatër’ të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj

Gjatë fjalimit të tij dje në Kuvend, Shala është shprehur i pakënaqur me partinë e tij, pasi që sipas tij, kjo parti është monopolizuar nga dy persona.

(Kosova Sot Online)