Hoti flet nga qeveria: Do t’i forcojmë miqësitë me Amerikën dhe vendet partnere

  • 04 June 2020 - 10:08
Hoti flet nga qeveria: Do t’i forcojmë miqësitë me Amerikën dhe vendet partnere

Kryeministri Avdullah Hoti në mbledhjen e parë të Qeverisë, ka thënë se prioritet gjatë qeverisjes së tij do të jetë lufta me pandeminë, rimëkëmbja ekonomike dhe fuqizimi i miqësive me partnerët ndërkombëtar.

Në fillim të mbledhjes, ai ka falenderuar punëtorët shëndetësorë për profesionalizimin e treguar në menaxhimin e situatës, derisa u ka shprehur ngushëllime të gjitha familjeve të viktimave nga kjo pandemi.

“Dëshiroj të fillojë këtë mbledhje me një falendërim për stafin mjekësor, të cilët treguan profesionalizëm të lartë në menaxhimin e situatës me COVID-19, zyrtarët policorë, bizneset private, ndërmarrjet publike, dhe të shpreh ngushëllime për familjet e viktimave që janë prekur nga kjo pandemic. Ne do të iu qëndrojmë afër gjatë gjithë kohës”, ka thënë Hoti.

Ka thënë se do të ndërtohet një diskurs tjetër në komunikim si brenda qeverisë, ashtu edhe me opozitën, shoqërinë civile e mediat.

“Do të ndërtohet një diskurs tjetër edhe brenda qeverisë edhe me opozitën, shoqërinë civile e mediave, duke ofruar transparencë të plotë.  Prioritet tona përveç luftës ndaj pandemisë dhe rimëkëmja ekonomike , forcimi i shtetit ligjor,  fuqizimi i miqësive tona me partnerët ndërkombëtar , marrja sipër në baza kushtetuese e procesit të dialogut dhe adresimi i nevojave në arsim e shëndetësi”, ka deklaruar Hoti.

Ndryshe, kabineti qeveritar do të këtë përbërje: Besnik Tahiri, zëvendëskryeministër i parë, Driton Selmanaj, zëvendëskryeministër, Albulena Bala – Halimi, zëvendëskryeministre, Goran Rakiq, zëvendëskryeministër dhe ministër i Pushtetit Lokal, Hykmete Bajrami, ministre e Financave, Besjan Mustafa, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Vlora Dumoshi, ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Anton Çuni, mbetet ministër i Mbrojtjes, Arban Abrashi, ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit, Agim Veliu, ministër i Punëve të Brendshme, Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë, Blerim Kuçi, ministër i Zhvillimit Ekonomik, Selim Selimi, ministër i Drejtësisë, Meliza Haradinaj – Stublla, ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Ramë Likaj, ministër i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Skënder Reçica, ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Vesel Krasniqi, ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Dalibor Jevtiq, ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Enis Kervan, ministër i Zhvillimit Rajonal.

(Kosova Sot Online)