Gashi u drejtohet deputetëve të VV’së: Me qeverinë Hoti, Serbia nuk do të jetë në titujt e mediave ndërkombëtare

  • 04 June 2020 - 10:45
Gashi u drejtohet deputetëve të VV’së: Me qeverinë Hoti, Serbia nuk do të jetë në titujt e mediave ndërkombëtare

Kryetari i Grupit Parlamentar të LDK’së, Arben Gashi ka folur në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës u ka thënë deputetëve të Vetëvendosjes se dita e parë e qeverisë së re ka vendosur realitet të ri në Kosovë.

Gashi u ka thënë VV’së se standardet e reja nga sot nuk do të jenë zhurmat e juaja.

“Kjo është dita e parë në të cilën i vendosim standardet e reja të punës. Këto standarde nuk do të jenë zhurmat e juaja dhe gjuha e juaj”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë po ashtu se me qeverinë e re që do të udhëhiqet nga LDK’ja, Serbia nuk do të ketë avantazh në OKB siç i ka ndodhur me qeverinë Kurti dhe Serbia nuk do të vendoset në titujt e mediave botërore.

“Kjo nuk do të jetë një standard që e qet Serbinë në avantazh në OKB, nuk do të jetë standard që e vendosë Serbinë që e vendosë në titujt mediave më prestigjioze në botë. Nuk do të jetë një standard që të futen 1 mijë teste për Covid-19 nga Serbia në Kosovë”, ka thënë Gashi në fjalimin e tij në Kuvend.

Ai ka deklaruar se standardi i ri në politikë nga sot nuk do të ketë shkarkime në mesnatë.

“Te ne i keni dyert e hapura të bashkëpunimit si opozitë e re, dhe nuk do të keni mundësinë që të sjelleni me mentalitetin e shkarkimeve të mesnatës”, u shpreh Gashi.

(Kosova Sot Online)