Fotot e Melanie Trump pasi bashkëshorti e “detyron” të buzëqeshë bëjnë xhiro në rrjet. Zonja e Parë e SHBA mesazh të koduar me veshjen?

  • 04 June 2020 - 11:02
Fotot e Melanie Trump pasi bashkëshorti e “detyron” të buzëqeshë bëjnë xhiro në rrjet. Zonja e Parë e SHBA mesazh të koduar me veshjen?

“A mund të qeshësh të lutem?”, janë këto fjalë që Presidenti i SHBA, Donald Trump, i pëshpëriti bashkëshortes së tij, Melaine Trump, gjatë vizitës në shenjtëroren e Papës Gjon Pali II, në Uashington. Me një Amerikë që zie nga protestat e dhunshme pas vdekjes së George Floyd, çifti presidencial duket se i kushtojnë ende kohë

E ndërsa Trump i dhuroi fotografëve një buzëqeshje të “ngrohtë”, Melanie nuk bëri të njëjtën gjë, aq sa bashkëshorti u detyrua t’i kërkonte asaj një buzëqeshje.

E detyruar, Melanie skicoi një buzëqeshje për shumë pak sekonda në fytyrë duke iu rikthyer sërish pamjes së saj serioze, ndërsa shtrëngonte nofullat.

Foto e këtij momenti kanë bërë xhiron në rrjet, ndërsa mediat flasin se bashkëshortja e Trump shpreh nëpërmjet pamjes së saj revoltën ndaj bashkëshortin.

Në daljen e fundit televizive, Melanie kishte zgjedhur të vishte një fustan të zi dhe shumë po e komentojnë atë si një qëndrim pro ndaj protestave të në vend, pas vrasjes së George Floyd.

(Kosova Sot Online)