Kurti i kthehet aktivizmit, nënshkruan peticionin për zgjedhje

  • 04 June 2020 - 12:09
Kurti i kthehet aktivizmit, nënshkruan peticionin për zgjedhje

Pas largimit nga detyra Kurti i kthehet aktivizmit, nënshkruan peticionin për zgjedhje

Ish-kryeministri Albin Kurti sot ka nënshkruar peticionin me anë të së cilës Lëvizja Vetëvendosje kërkon zgjedhje.

Kurti ka ftuar qytetarët e Kosovës që të nënshkruajnë peticionin në sheshin  e qytetit të tyre.

“Zgjedhjet janë qëllimi ynë politik sepse zgjedhjet janë parimi i shkelur demokratik. I ftoj të gjithë qytetarët që ta nënshkruajnë peticionin në sheshin e qytetit të tyre, nëse nuk e kanë bërë këtë deri më tani”, shkroi ai në Facebook.

Dje në Kuvendin e Kosovës u votua Qeveria e re me kryeministër Avdullah Hotin. 

(Kosova Sot Online)