Motra e Kim Jong-un kërcënon hapur Korenë e Jugut: Ndaleni propagandën, ose përballeni me më të keqen

  • 04 June 2020 - 12:28
Motra e Kim Jong-un kërcënon hapur Korenë e Jugut: Ndaleni propagandën, ose përballeni me më të keqen

Kim Yo-jong, motra e pushtetshme e liderit koreano-verior, Kim Jong-un, ka kërkuar nga Korea e Jugut që ta ndalojë shpërndarjen e pamfleteve propaganduese që po vijnë në vendin e saj nga kufiri i këtij vendi, duke kërcënuar se do ta prishte një marrëveshje mes dy vendeve që redukton tensionet ushtarake.

Deklarata e saj erdhi pasi pamflete anti-Pyongyang ishin dërguar në këtë vend në fillim të kësaj jave nga një grup i quajtur “Defektorët e Koresë së Veriut”. Pamfletet kishin qenë të fshehura në 500 mijë balonë që kërcënonin kërcënimet nukleare të Kim Jong-unit, sipas agjencisë Yonhap.

Mesazhet e kaluara po ashtu kishin denoncuar shkeljen e të drejtave të njeriut që bënte Korea e Veriut, shkruan The Guardian.

Kim Yo-jong, e cila ka marrë famë dhe pushtet në dy vitet e fundit, tha se Pyongyangu do të konsideronte anulimin e marrëveshjes, të nënshkruar në liderët e të dyja vendeve në vitin 2018, nëse aktivistët vazhdonin të dërgonin pamflete “anti-koreanoveriore” në anën veriore të zonës së demilitarizuar.

“Nëse një akt i tillë i qëllimit djallëzor i kryer para syve tanë lihet që të marrë rrugën e saj nën pretekstin e “lirisë së individëve” dhe “lirisë së shprehjes”, autoritetet jug-koreane duhet të përballen me fazën më të keqe ndonjëherë,” tha ajo në një deklaratë.

“Folur haptas, autoritetet koreano-jugore duhet të detyrohen që të paguajnë një çmim të shtrenjtë nëse lejojnë që kjo situatë të vazhdojë duke u marrë me shfajësime.” – shton ajo.


(Kosova Sot Online)