Vjosa Osmani vazhdon përplasjet me deputetët, këtë herë me Ismailin, “Mos bërtit”

  • 04 June 2020 - 13:11
 Vjosa Osmani vazhdon përplasjet me deputetët, këtë herë me Ismailin, “Mos bërtit”

Pas përplasjeve verbale me deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiun dhe me deputeten e PDK-së, Besa Ismailit, kryeparlamentarja Vjosa Osmani është përplasur edhe me ish-ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismailin.

Çështja për të cilën Ismaili e Osmani janë përplasur ka qenë një letër nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë me të dhënat për punën gjatë menaxhimit të pandemisë, të cilën Osmani tha se duhet ta kenë deputetën në Komisionin Parlamentar për hetimin e kësaj çështje. Ismaili e akuzoi Osmanin duke thënë se mund të jetë “e lajthitur” ose po e promovon shkeljen e ligjit.

“Kryetare ju referove diçkafit që po më shtin me besu në qoftë se je e lajthitur ose në qoftë se je duke promovu shkeljen e ligjit”, deklaroi Ismaili.

Ndërsa gjatë replikës, Osmani i tha Ismailit të mos bërtas dhe se po e akuzon për fjalë që nuk i ka thënë.

“Z.deputet, për mua është e çuditshme si ju akuzoni për fjalë që unë fare nuk i thash. Për të qenë në krye të detyrës, në qoftë se mua më vjen një letër zyrtarisht nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, pra person, shërbyes civil që ka shërbyer edhe gjatë mandatit tuaj, edhe gjatë këtij mandati, edhe pse nuk jam e informuar kur ka filluar punën dhe – mos bërtit – dhe kjo letër zyrtare më dërgohet në cilësinë e kryetares së Kuvendit”, tha Osmani.

“Unë e kam për detyrë që për atë letër të ju njoftojë juve si deputetë, dhe siç e thash, atë letër do t’ua dorëzojë edhe me shkrim”, deklaroi kryeparlamentarja.

(Kosova Sot Online)