Selimi-Krasniqit: Kemi përgjigje për të gjitha temat që u ngritën, por këto do i trajtojmë në komision

  • 04 June 2020 - 13:31
Selimi-Krasniqit: Kemi përgjigje për të gjitha temat që u ngritën, por këto do i trajtojmë në komision

Shefi i Grupit Parlamentar i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, i ka replikuar nënkryetarit të Kuvendit Memli Krasniqi, në lidhje me akuzat që ai bëri ndaj Vetëvendosjes dhe ballafaqimit të situatës me pandeminë Covid-19, duke thënë se është dëshmuar dy herë që Qeveria Kurti ka shkelur Kushtetutën

Selimi ka thënë se  deputetët duhet të kthehen në rendin e ditës e të mos debatojnë për çështje të cilat mund dhe duhet të diskutohen në komisionin hetimor në lidhje me masat dhe menaxhimin e Covid-19 nga ana e Qeverisë së kaluar.

Selimi ndryshe ka thënë se nuk po i ikin debatit dhe ballafaqimit.

“Do ta trajtojmë  këto tema brenda komisionit. Jo pse nuk kemi përgjigje për të gjithë, sepse ne kemi përgjigje për të gjitha, dhe  ne nuk po i shmangemi debatit por po kërkojmë të përqendrohemi në temë. Ne do të formojmë një komision që të trajtohet të gjitha këto tema, pikërisht nga këto që kanë kërkuar iniciuesit e këtij komisioni”, tha Selimi.

(Kosova Sot Online)