Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë

  • 04 qershor 2020 - 15:47
Hoti viziton Ministrinë e Shëndetësisë

Në vazhdën e takimeve në ditën e parë të punës, kryeministri Avdullah Hoti pasditen e sotme ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë, ku është pritur nga ministri i sapo zgjedhur, Armend Zemaj.

Shefi i ekzekutivit në këtë takim është i shoqëruar me vartësit e tij qeveritarë.

Ndër temat kryesore që pritet të diskutohen në takim janë menaxhimi dhe luftimi i pandemisë COVID-19.

(Kosova Sot Online)