Agim Veliu merr detyrën si ministër

  • 04 qershor 2020 - 16:45
Agim Veliu merr detyrën si ministër

Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pranuar drejtimin e kësaj ministrie.

Ministri Veliu u zotua se pavarësisht vështirësive që i ka trashëguar, do të punojë me përkushtim të madh për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve, thuhet në komunikatën për media të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Nuk është bërë e ditur nëse ish-ushtruesi i detyrës së ministrit Xhelal Sveçla ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzim-pranimit të detyrës.

(Kosova Sot Online)