Për ta ç’kapur shtetin nga krimi, ja çfarë duhet të zgjedhë Kosova

  • 04 June 2020 - 18:08
Për ta ç’kapur shtetin nga krimi, ja çfarë duhet të zgjedhë Kosova

“LDK, PDK, AAK, NISMA e AKR tashmë janë politika që montuan regjimet politike që i kanë sjellë dëme të mëdha Kosovës e që duhet të shkojnë në opozitë për një kohë shumë të gjatë. Ato tashmë së bashku me Gjykatën Kushtetuese kanë prodhuar krizën politike, atë parlamentare dhe kushtetuese, pra e kanë futur shtetin e Kosovës në një ngërç apo më saktë në krizë shtetërore. Votuesit në Kosovë duhet të shkojnë në zgjedhje për të zgjedhur atë politikë që bën zgjidhjen e duhur për ta nxjerrë Kosovën nga situata e rëndë ku ka precipituar”, thotë analisti politik dhe njohës i së drejtës Skënder Kapiti.

Eksperti i fushës së të drejtës, dhe analisti i njohur politik Skënder Kapiti, duke analizuar situatën e krijuar pasvendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila e legjitimoi dekretinPresidentit Thaçi, duke i dhënë të drejtë për mandatin e besuar LDK-së për krijimin e qeverisë së re, pa e provuar mundësinë e bërjes së qeverisë nga LVV si parti fituese, thotë se kjo është kapja më skandaloze e shtetit nga krimi, kundër të cilit duhet të mobilizohen qytetarët që ta çlirojnë vendin në zgjedhjet e ardhshme që do të ndodhin pa vonesë, zgjedhje të parakohshme.

Image
Skender Kapiti

“Zgjedhjet e parakohshme janë emergjencë kombëtare për Kosovën pas largimit të pandemisë së koronavirusit. Kjo pasi politika e vjetër dhe Gjykata Kushtetuese politike e kanë futur Kosovën në një udhëkryq e krize gjithë institucionale. Gjithçka mund të ndodhë në Kosovë. Me këtë klasë politike gjithçka është e mundur si djallëzi, tradhti, korrupsion,hajni, pabesi, intrigë dhe në favor të lloj-lloj pazari e interesash personale e klanore. Përgjegjësinë për të gjitha këto duhet ta mbajë e keqja më e madhe e që sot po rezulton që të jetë Lidhja Demokratike e Kosovës si trashëgimia e komunizmit jugosllavo-titist. Askush nuk mund ta parashikojë se çfarë të këqijash publike e kombëtare prodhon dhe do të prodhojë politika e vjetër në Kosovë e cila është një politikë e paparashikueshme tashmë”, thotë analisti Skënder Kapiti.

Rreziku më i madh që mundë ti vij shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, nga instalimi në krye të shtetit, të gardës se vjetër politike të inkriminuar, sipas Kapitit, është pazari me interesat e shtetit dhe të qytetarëve, një rrezik që po troket në dyert e institucioneve të shtetit.

“Kur politika është dhe funksionon si pazar interesash personale kundër interesave kombëtare, nga ajo politikë vijnë për shtetin dhe shoqërinë vetëm të këqija, pabesi, intriga e kurthe. Këtë politikë duhet ta ndëshkojë ashpër populli i Kosovës në mënyrë që të lirohet e të ç’prangoset prej saj. Formulën zgjedhëse për demokracinë reale dhe për pushtetin legjitim duhet ta japë verdikti popullor në zgjedhjet e pashmangshme të parakohshme duke e votuar bindshëm Vetëvendosjen dhe Albin Kurtin, duke ia mundësuar asaj qeverisjen e vetme pa pasur nevojë për koalicion me partitë e tjera dështake dhe të vjetruara e të konsumuara në pushtet nga korrupsioni, injoranca, papërgjegjshmëria dhe hajnia.

LDK, PDK, AAK, NISMA e AKR tashmë janë politika që montuan regjimet politike që i kanë sjellë dëme të mëdha Kosovës e që duhet të shkojnë në opozitë për një kohë shumë të gjatë. Ato tashmë së bashku me Gjykatën Kushtetuese kanë prodhuar krizën politike, atë parlamentare dhe kushtetuese, pra e kanë futur shtetin e Kosovës në një ngërç apo më saktë në krizë shtetërore. Votuesit në Kosovë duhet të shkojnë në zgjedhje për të zgjedhur atë politikë që bën zgjidhjen e duhur për ta nxjerrë Kosovën nga situata e rëndë ku ka precipituar”, thotë analisti politik dhe njohës i së drejtës Skënder Kapiti.

(Kosova Sot Online