Mjekët në Barcelonë i dërgojnë në plazh pacientët me Covid-19 për t’i shëruar

  • 04 June 2020 - 18:56
Mjekët në Barcelonë i dërgojnë në plazh pacientët me Covid-19 për t’i shëruar

Pacientët spanjollë me koronavirus po bëjnë udhëtime në bregdet, e cila po konsiderohet si pjesë e shërimit të tyre nga sëmundja.

Ekipet mjekësore në Spitalin del Mar në Barcelona janë fotografuar duke bartur njerëzit drejt plazhit, si pjesë e një programi të krijuar për të humanizuar njësitë e kujdesit intensiv, shkruan BBC.

Në total, Spanja ka konfirmuar 239.932 infeksione dhe 27,127 vdekje.

Qeveria ka filluar ngadalë të lehtësojë atë që ishte një nga pengesat më kufizuese të Evropës.

Në kohë kufizimesh, spanjollët nuk mund të dilnin për të ushtruar dhe fëmijët nuk lejoheshin të linin shtëpitë e tyre për ndonjë arsye të qëndrueshme. 

(Kosova Sot Online)