Eksperti i ekonomisë sfidon qeveritë në Prishtinë dhe në Tiranë: Veproni kështu, mos lejoni të zbrazen tokat shqiptare

  • 05 June 2020 - 07:10
Eksperti i ekonomisë sfidon qeveritë në Prishtinë dhe në Tiranë: Veproni kështu, mos lejoni të zbrazen tokat shqiptare

“Qytetarët shqiptar si nga Kosova , Shqipëria dhe viseve tjera ku ka shqiptar po largohen nga vendi i tyre për shkak krimit të organizuar, grupeve mafioze, keq menaxhimi i shtetit, pa punësia, pa ardhmëri etj, në vendet e tyre. Prandaj që për të dal nga situata e keqe që e kanë, atëherë kërkojnë alternativa për mbijetesë tek shtetet e Bashkimit Evropian. Kështu derisa krimi i organizuar dhe mungesa e zhvillimit ekonomik ky trend i ikjes ilegale dhe daljes jashtë shtetit në mënyrë të organizuar do të vazhdoj, por gjithmonë duhet ta qesim gishtin në kokë dhe të mendojmë - kujt po i konvenon kjo ikje masive shqiptarëve?, dhe përgjigja është - armikut. Serbia në periudhën e ish-Jugosllavisë gjithmonë është munduar që me i larguar Kosovarët nga Kosova, në mënyrë indirekte pa e marr vesh qytetarët”, thotë eksperti i ekonomisë Dardan Grapci.

Image
Dardan Grapci

Eksperti i fushës së ekonomisë Dardan Grapci, e sheh si shumë serioz, raportin e Eurostatit i cili flet për masivitetin e shpërnguljes së shqiptarëve jashtë trojeve të tyre. Ky raport sipas Grapcit duhet të jetë dhe lajm nga i cili do të duhej alarmuar qeveritë e dy shteteve shqiptare, në Prishtinë dhe Tiranë, për numrin e madh të qytetarëve shqiptar që po i braktisin këto dy shtete dhe përgjithmonë po shpërngulen duke marr edhe shtetësi të huaj nëpër vendet evropiane, për shkak të gjendjes së tyre të vështirë ekonomike, sociale dhe arsimore.

Sipas Eurostatit, nga viti 2013 deri në vitin 2018, nga trojet shqiptare janë larguar 227 mijë persona, duke vendosur një rekord në krahasim me të gjitha vendet e tjera të Ballkanit. Nga Shqipëria largohen neto mesatarisht 15-20 mijë persona çdo vit, 102 mijë persona për pesë vjet, ndërsa nga Kosova janë larguar në total për të njëjtën periudhë 125 mijë persona, ku rekordi është shënuar në vitin 2015 me rreth 50 mijë.

raporti thotë se dy shtetet që flasin të njëjtën gjuhë janë ndër më të varfrat e Evropës, ndërsa përballen me të ardhme të pasigurt për shkak të konflikteve të vazhdueshme politike po çka i detyron ata, qytetarët, ta gjejnë shpresën duke braktisur vendin. Po ashtu shqiptarët shënojnë rekorde edhe për kërkesat në azil dhe marrje të nënshtetësisë së huaj. Në të njëjtën linjë, si Shqipëria dhe Kosova kryesojnë si për kërkesat për azil, ndërsa Shqipëria mban rekord dhe për lejet e qëndrimit si dhe për nënshtetësitë e marra në një nga vendet e Bashkimit Evropian.

Eksperti i fushës së ekonomisë Dardan Grapci kërkon që qeveritë e dy shteteve shqiptare, në Kosovë dhe në Shqipëri duhet të ndërmarrin urgjentisht masa stimulative të hapjes së vendeve të reja të punës në këto dy shtete, si e vetmja mundësi e ndalimit të fenomenit të braktisjes së shtetit. Braktisja e shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, sipas Grapcit është pasojë e sundimit nga krimi i organizuar në këto shtetet, dhe është strategji prapa së cilës qëndron vetë shteti serb, kursi dikur qëndronte ish sistemi i Jugosllavisë serbo sllave, prandaj duhet vepruar që të ndalohet ky fenomen i zbrazjes graduale të shteteve shqiptare nga shqiptarët.

“Qytetarët shqiptar si nga Kosova, Shqipëria dhe viseve tjera ku ka shqiptar po largohen nga vendi i tyre për shkak krimit të organizuar, grupeve mafioze, keq menaxhimi i shtetit, pa punësia, pa ardhmëri etj, në vendet e tyre. Prandaj që për të dal nga situata e keqe që e kanë, atëherë kërkojnë alternativa për mbijetesë tek shtetet e Bashkimit Evropian. Kështu derisa krimi i organizuar dhe mungesa e zhvillimit ekonomik ky trend i ikjes ilegale dhe daljes jashtë shtetit në mënyrë të organizuar do të vazhdoj, por gjithmonë duhet ta qesim gishtin në kokë dhe të mendojmë - kujt po i konvenon kjo ikje masive shqiptarëve?, dhe përgjigja është - armikut. Serbia në periudhën e ish-Jugosllavisë gjithmonë është munduar që me i larguar Kosovarët nga Kosova, në mënyrë indirekte pa e marr vesh qytetarët”, thotë eksperti i ekonomisë Dardan Grapci.

Sipas grapcat kjo strategji ka funksionuar në mënyrë shumë të përgatitur, të drejtuar dhe të në mënyrë të pa hetueshme për presionin e ushtruar dhe ndikimin psiçik tek qytetarët që ata të binden të ikin jashtë vendit.

“Qysh ka funksionuar kjo?...i kanë thënë, ti duhesh me dal jashtë Kosovës, sepse andej po kërkojnë punëtorë, dhe kur ka dal, menjëherë policia është aktivizuar duke e shlyer nga libri i regjistrit duke e shkruar se ai nuk është Kosovar, dhe nuk ka jetuar asnjëherë në Kosovë, duke ia ndryshuar identitetin në bashkëpunim me Turqinë, prandaj sot shumica e shqiptarëve jetojnë Turqi jo prej qejfit por nga depërtimi i shtetit të Ish-Jugosllavisë. Prandaj sot Qeveria e Kosovës duhet që ta krijoj një plan strategjik se si me i mbajt qytetarët në Kosovë, e jo me ju thënë Kosova është e juaja, e nga ana tjetër mos ju krijuar kushte për punësim, arsim, zhvillim ekonomik, etj. Vetëm kur Qeveria e Kosovës, dhe e Shqipërisë vendosin me të vërtetë për me krijua kushte të mira, atëherë jam i bindur dhe besoj që asnjë person nuk do të ikë, si dhe edhe ata që kanë dal , do kthehen në vendet e tyre të lindjes”, thotë analisti i politikave ekonomike Dardan Grapci.

(Kosova Sot Online)