Sektori për Mbrojtje dhe Siguri në Punë në QKUK: Ambulancat janë furnizuar me materiale

  • 05 June 2020 - 07:18
Sektori për Mbrojtje dhe Siguri në Punë në QKUK: Ambulancat janë furnizuar me materiale

Sektori për Mbrojtje dhe Siguri në Punë- SHSKUK, ka reaguar pas shkrimeve mungesën e materialeve mbrojtëse për stafin dhe pacientët në hapësirat e objektit të ambulancave specialistike.

Sali Bllaca, shef i këtij sektori, ka sqaruar se ky inspektim nuk është kryer nga Inspektorati Shëndetësor por nga kjo njësi, duke deklaruar në fund se stafi tanimë janë furnizuar me materiale mbrojtëse.

Lexoni sqarimin e plotë:

Reagim ndaj Gazetes Shneta. Për publikimin e shkrimit më datë 04.06.2020, ku thotë që: citoj, ”QKUK i lë të pa mbrojtur nga koronavirusi stafin dhe pacientët në ambulancat specialistike” .

Sektori për Mbrojtje dhe Sigurinë në Punë, i cili funksionon në kuadër të SHSKUK-së, me kërkesë të Drejtorit të Përgjithshëm të SHSKUK-së, ka inspektuar ambulancat specialistike sa i përket masave mbrojtëse nga virusi COVID-19, nga pikëpamja e kushteve mbrojtëse në punë, për personelin, pacientët dhe të tjerët që shfrytëzojnë këto hapësira.

Sa për informimin tuaj sqarojmë se raporti i inspektimi i publikuar në gazetën tuaj është një vlerësim i brendshëm nga Sektori për MSP të SHSKUK-së, i kërkuar nga Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së, e jo nga Inspektorati Shëndetësor.

Për shkak të rëndësisë dhe specifikave të punës të klinikave dhe ambulancave specialistike të QKUK-së, ku pacientët që i drejtohen këtyre institucioneve janë nga e gjithë Republika e Kosovës, ka qenë shumë e rëndësishme një vlerësim i gjendjes aktuale në këto hapësira të punës.

Të gjeturat të cilën janë dhënë në këtë raport të brendshëm, kanë konstatuar nevojat e këtij shërbimi në evitimin e përhapjes së infeksionit COVID-19, dhe zbatimit të vendimeve të Qeveris së Republikës së Kosovës.

Ju informoj se rekomandimet të cilat janë dhënë nga sektori ynë, në monitorimin e evitimit të këtyre rekomandimeve tashmë shumica janë realizuara sa i përket furnizimit me masa mbrojtëse për punëtorët dhe pacientët, si:  maska, doreza, alkool për dezinfektimine duarve dhe dezinfektimin e hapësirave të punës. Janë porositur shënjëzimi për mbajtjen e distancës dhe janë kërkuar që me procedurë të përshpejtuar të zbatohen edhe kërkesat tjera të cilët janë të nevojshme për këtë fazë, për mbrojtjen e punëtorëve dhe pacientëve.

(Kosova Sot Online)