Ish-diplomati amerikan: Nëse liderët e Kosovës e Serbisë duan, dialogu mund të nis shpejt

  • 05 June 2020 - 09:03
Ish-diplomati amerikan: Nëse liderët e Kosovës e Serbisë duan, dialogu mund të nis shpejt

Ish-diplomati dhe eksperti amerikan i Këshillit Atlantik, Daniel Fried, tha se dialogu midis Prishtinës dhe Beograditmund të rifillojë së shpejti nëse liderët e dëshirojnë atë.

Ai në një intervistë për Zërin e Amerikës vlerësoi se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dëshiron të gjejë një mënyrë për ta bërë atë.

“Presidenti Vuçiq është një njeri i zgjuar dhe një politikan i mirë. Ai dëshiron përparim dhe ai dëshiron të gjejë një mënyrë për dialog. Ai mund ta bëjë atë. Serbia mund të marrë shumë. Ajo dëshironte të bëhej pjesë e Evropës sapo ajo fitoi lirinë. Atë e donin që në shk .19. “Unë e di se dikush do të thotë që Serbia ëndërron për Kosovën. Kjo është ndoshta e vërtetë. Por Serbia gjithashtu ëndërron të jetë pjesë e Evropës. Shfrytëzojeni atë mundësi”, tha Fried.

(Kosova Sot Online)