Burri rrahet për vdekje nga policia pasi nuk kishte vendosur maskë në publik

  • 05 June 2020 - 10:28
Burri  rrahet për vdekje nga policia pasi nuk kishte vendosur maskë në publik

Një burrë në Meksikë u gjet i rrahur për vdekje, disa orë pasi u arrestua nga oficerët e policisë për mos vendosjen e maskës në publik.

Sipas mediave të huaja, protestat anti-policore shpërthyen të enjten në Guadalajara – qyteti më i madh i vendit.

Lidhur me këtë rast, protestuesit u përleshën me oficerët e policisë jashtë pallatit të qeverisë, duke djegur automjete patrullimi.

Giovani Lopez, një murator, 30 vjeçar, u arrestua më 4 maj nga oficerët e policisë bashkiake në qytetin e Ixtlahuacan de Los Membrillos afër Guadalajara.

(Kosova Sot Online)