Haxhi Shala ia zgjat dorën, Haki Abazi ia kthen bërrylin

  • 05 June 2020 - 10:50
Haxhi Shala ia zgjat dorën, Haki Abazi ia kthen bërrylin

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala,  në një intervistë të mbrëmshme ndër të tjera tha se mori vendim ta votojë qeverinë Hoti vetëm që të mos i shohë “Haki Abazët” në qeveri.

Duke iu referuar një interviste të Haki Abazit ku ai akuzon Thaçin, Shala tha se për ‘këtë e ka votuar qeverinë Hoti’.

Mirëpo, po të njëjtit mbrëmë rastisën të qëllojnë bashkë.

Në fund, ata takohen, dhe sjellja mes tyre duket mjaft miqësore, përkundër deklaratave të fundit.

Në fakt, është vetë Haxhi Shala i cili ia zgjat dorën Haki Abazit, i cili më pas e përshëndet me grusht, kjo në kuadër të masave mbrojtëse ndaj pandemisë.

(Kosova Sot Online)