Publikoi fotografi të një togeri serb të FSK’së bashkë me Ramush Haradinajn, Prokuroria kërkon paraburgim

  • 05 June 2020 - 11:49
Publikoi fotografi të një togeri serb të FSK’së bashkë me Ramush Haradinajn, Prokuroria kërkon paraburgim

Prokuroria Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka kërkuar nga Gjykata kompetente në Gjilan, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të dyshuarit D.P., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Ngacmimi’’.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se më 04 Maj 2020, i dyshuari D.P. (i nacionalitetit serb), me dashje dhe me qëllim të frikësimit, ka shqetësuar  të  dëmtuarin Z.S. ( të nacionalitetit serb) – toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës, ashtu që  përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, ka publikuar fotografi të ish Komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj në uniformë ushtarake dhe të të dëmtuarit në uniformë dhe me flamuj të FSK-së, me ç’rast pas këtij publikimi i dëmtuari ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes.

“I dyshuari këtë postim e kishte larguar nga rrjeti social pas një ore, mirëpo i dëmtuari prapë ka vazhduar që të pranonte mesazhe kërcënuese, ku me këto veprime ka nxitur urrejtje, duke shkaktuar tek i njëjti frikë dhe shqetësim të madh për jetën e tij dhe të familjes”, thuhet në komunikatë.

I dyshuari D.P., me aktvendim të prokurorit gjendet në ndalim 48 orësh.

(Kosova Sot Online)