Pamjet e pabesueshme të fisit që hanë kufoma dhe pinë ujë me kafkat e njerëzve

  • 05 June 2020 - 12:18
Pamjet e pabesueshme të fisit që hanë kufoma dhe pinë ujë me kafkat e njerëzve

Disa pamje të rralla vijnë së fundmi nga një fis që jeton mes varrezave dhe përdor trupat e të vdekurve si tempuj.

Aghori janë një nga kultet më të frikshëm dhe më intrigues në Indi, anëtarët e të cilëve njihen për kërkimin e pamëshirshëm drejt ‘ndriçimit shpirtëror’.

Fotografi Jan Skwara, nga Pruszkow, Poloni, po udhëtonte në Varanasi, Indi, kur hasi në fisin Aghori dhe dokumentoi ekzistencën e tyre të mistershme.

Një nga imazhet e tij të tmerrshme tregon një burrë me kokën e hedhur prapa dhe duart e ngritura, teksa pi një lëng nga goja e një kafke të vërtetë njerëzore.

Në një tjetër foto shihet një anëtar i fisit i ulur me një kafkë të kuqe të vendosur sipër kokës, teksa fytyrën e ka të mbuluar me një pluhur të bardhë të çuditshëm.

Image
Image

(Kosova Sot Online)