Zëvendëskryeministri Tahiri flet për prioritetet e Qeverisë Hoti

  • 05 June 2020 - 12:49
Zëvendëskryeministri Tahiri flet për prioritetet e Qeverisë Hoti

Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Tahiri në mbledhjen e dytë të ekzekutivit ka folur për programin e kësaj qeverie, duke treguar edhe çështjet kryesore që do të trajtohen sipas programit.

“Në takimin e parë për program e kemi pasur me katër maj të këtij viti, dhe me datë katër qershor e kemi marrë detyrën zyrtarisht. Mendoj që sot është një ditë e mirë për qytetarët, pasi që një ditë pas marrjes së programit po prezantojmë një program dhe po sigurohemi që llogaridhënien karshi parlamentit po e bëjmë në mënyrë më të dinjitetshme, për këtë doja t’i falënderoja të gjithë kolegët”, ka thënë Tahiri.

Ai shton se janë tri cështje të rëndësishme për të cilat duhet të punojë kjo qeveri.

“Dua t’i them tri çështje që janë kruiciale, vazhdimi apo më mirë me thënë pakon e reformës shtetërorë që e kemi bërë në qeverinë Haradinaj. Në momentin kur të vjen vendimi Gjykatës Kushtetuese do të hartojmë edhe 22 rregullore, që janë të rëndësishme për zbatimin e ligjit të pagave që është në Kushtetuese, e dijmë sa është i rëndësishëm për sektorin publik. Për ne e rëndësishme është që Kosovës t’ia bëjmë ligjin për Qeverinë, e kemi një ligj që do ta diskutojmë dhe do ta dorëzojmë brenda afatit 100 ditësh. Reforma në fushën e inspektimeve, është bërë një punë e madhe që e përmbyll një temë të rëndësishme të reformës shtetërorë.

Do të fillojmë një komitet për reformë shtetërorë, në kuadër të zyrës së kryeministrit për të parë se si qeveria do të kthehet në funksion të zhvillimit ekonomik”, ka thënë ai.

“Mendoj që sot ne e kemi dhënë një shembull të llogaridhënies, ajo që duhet ta bëjmë është të sigurohemi që konsultimi paraprak dhe konsensusi edhe me opozitën të jetë aq sa ka vullnet që secilat ide që vijnë në kuvend të inkorporohen”, shtoi i njëjti.


(Kosova Sot Online)