Arkivoli i “mbuluar me ar”, njerëzit në lot: Çfarë ndodhi në varrimin e njeriut me ngjyrë në SHBA

  • 05 June 2020 - 13:05
Arkivoli i “mbuluar me ar”, njerëzit në lot: Çfarë ndodhi në varrimin e njeriut me ngjyrë në SHBA

Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë mortore në Minneapolis të enjten për të kujtuar George Floyd, afro-amerikanin që vdiq në duart e policisë.

Mes dhimbjes dhe lotëve, ata vajtuan 46-vjeçarin që u vra barbarisht nga policia. Floyd ishte viktimë e padrejtësive racore, në shtetin që mbahet si kampion i të drejtave të njeriut.

Vrasja e tij ka ngritur në këmbë SHBA, ku prej ditësh protestesuti janë mbledhur për të kërkuar drejtësi.

Trupi i pajetë i George Floyd qëndronte i shtrirë në arkivolin ngjyrë ari të mbuluar me lule, e përveç portretit të tij, prapa shpinës së pjesëmarrësve ishte bërë edhe një mural me fytyrën e tij.

(Kosova Sot Online)