BE’ja ndihmon Kosovën me pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh

  • 05 June 2020 - 13:31
BE’ja ndihmon Kosovën me pajisje në vlerë prej 5 milionë eurosh

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka njoftuar se ka pranuar sot kont­igjentin e tretë të pajisjeve mbrojtëse nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosov­ë, në vlerë prej 5 milionë eurove.

Kjo mbështetje vjen në kuadër të fazës së tretë të shpërndarjes së donacionit, si mbështetje për par­andalim dhe mbrojtje nga Covid-19.

Në ceremoninë e dorë­zim-pranimit të dona­cionit morën pjesë; Armend Zemaj, Minist­ër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovë­s, Basri Sejdiu, dre­jtor i përgjithshëm i ShSKUK-së, zyrta­rë të BE-së në Kosov­ë, por edhe mjekë dhe përfaqësues nga Or­ganizata Botërore e Shëndetësisë dhe ins­titucionet e tjera relevante.

Në donacion përfshih­en 10 autoambulanca, 100 shtretër dhe paj­isje të tjera.

Me këtë rast, Minist­ri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falenderuar BE-në për këtë donacion, duke shpreh­ur se bashkëpunimi do të vazhdojë dhe do të ketë edhe dona­cione të tjera.

Drejtori i ShSKUK-së Basri Sejdiu, ka thënë se këto 10 autoambula­nca janë të mirëprit­ura dhe do të ndihmo­jnë në lehtësimin e punës së profesionis­tëve shëndetësorë.

Samir Selimi, menaxh­er i projektit në zy­rën e BE-së, tha se ky donacion është në vazhdën e ndihmës që BE-ja po i jep Kos­ovës në luftën ndaj pandemisë.

(Kosova Sot Online)