“Qava për dy ditë, është mjaftueshëm”- I moshuari 81-vjeçar humb jetën i vetëm në spital, bashkëshorti i tij 27-vjeçar gati të trashëgojë pasurinë

  • 05 June 2020 - 13:57
“Qava për dy ditë, është mjaftueshëm”- I moshuari 81-vjeçar humb jetën i vetëm në spital, bashkëshorti i tij 27-vjeçar gati të trashëgojë pasurinë

Një 81-vjeçar që u martua me një dalë 27-vjeçar është ndarë nga jeta në një spital në Bukuresht vetëm.

Bashkëshorti i tij rumun nuk shkoi për ti dhënë lamtumirën e fundit ndërsa pretendoi se qau për dy ditë.

Ndërsa është gati të trashëgojë pasurinë e të moshuarit britanik.

Philip Clements ndërroi jetë mbrëmjen e 31 majit në një dhomë spitali që ishte e mbyllur për vizitorët për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Florin Marin, i cili është 54 vite më I ri se bashkëshorti i tij tha se është i mërzitur nga vdekja e Clements. Ndërsa shtoi se dy ditë zi është e mjaftueshme dhe se bashkëshorti i tij i ndjerë nuk dëshironte që ai të trishtohej.

Tani i riu po pret që të shijojë 150.000 paund që do marrë nga shteti britanik nga sigurimi i jetës së të moshuarit, një shtëpi me vlerë 100.000 paund që e vuri në emrin para vdekjes së Clements dhe një pension prej 2.000 paund në muaj  për gjithë jetën.

Florin zbuloi se bashkëshorti I tij u sëmur gjatë izolimit për shkak të koronavirusit.

Ai theksoi se insistoi që Clements të shtrohej në spital por ky i fundit nuk pranonte.

Por pasi u shtrua në spital ata të dy u ndanë. I moshuari u vendos në një dhomë dhe nuk u lejua të vizitohej nga 27-vjeçari duke vdekur kështu vetëm.

“Filipi nuk dëshironte që unë të qaja. Ai donte që njerëzit të ishin të lumtur. Nuk dua t’u tregoj njerëzve ndjenjat e mia sepse bashkëshorti im vdiq, sepse disa njerëz përfitojnë nga kjo dhe ka njerëz që janë të lumtur për shkak të dhimbjes suaj,”- u shpreh Marin.

Marin do të gëzojë një pension prej 2,000 paund për pjesën tjetër të jetës, nëse nuk martohet përsëri.

“Ishte burri im dhe kjo është e drejta ime,”– përfundoi ai.

(Kosova Sot Online)