Një muaj paraburgim për personin që postoi fotografi të një togeri serb të FSK’së bashkë me Ramush Haradinajn

  • 05 June 2020 - 16:03
 Një muaj paraburgim për personin që postoi fotografi të një togeri serb të FSK’së bashkë me Ramush Haradinajn

Gjykata Themelore në Gjilan ka njoftuar se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë të pandehurit D. P, i cili kishte postuar një foto të një togeri serb të FSK’së bashkë me Ramush Haradinajn.

Sipas Gjykatës, i pandehuri D. P. (serb), duke dashur të shqetësoj të dëmtuarin Z. S. (serb), Toger në Forcën e Sigurisë së Kosovës, përmes rrjetit social Facebook, publikon fotografi të ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj me uniformë ushtarake, si dhe uniformë dhe flamuj të FSK-së, ku pas këtij publikimi i njëjti ka pranuar mesazhe kërcënuese, fyese dhe degraduese për integritetin e tij dhe të familjes, duke u linçuar publikisht nga persona të ndryshëm përmes rrjetit social.

“Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Përgjithshëm, pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme dhe papërshtatshme”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)