Thaçi pas takimit me Ramën: Kosova e Shqipëria t’ia hapin kufijtë plotësisht pa vonesa

  • 05 June 2020 - 17:38
 Thaçi pas takimit me Ramën: Kosova e Shqipëria t’ia hapin kufijtë plotësisht pa vonesa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

Lajmin e ka bërë të ditur presidenti përmes një shkrimi në Facebook.

Thaci ka shkruar se Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet që t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm.

“Me Edin si çdoherë, pa protokoll, por bashkë për shqiptarët, Kosovën e Shqipërinë. Kosova dhe Shqipëria pa vonesa duhet t’i hapin tërësisht kufijtë dhe qytetarët tanë të lëvizin lirshëm kur të duan dhe kah të duan”, ka shkruar i pari i shtetit.

(Kosova Sot Online)