Arrestohet personi i cili paraqitej si polic dhe ndalonte femra në Prishtinë

  • 05 qershor 2020 - 22:55
 Arrestohet personi i cili paraqitej si polic dhe ndalonte femra në Prishtinë

Sot është arrestuar një person nga Policia e Kosovës në Prishtinë.

Media mëson se bëhet fjalë për personin që ishte paraqitur si zyrtar policor duke ndaluar femrat në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Me datën 05.06.2020 nga hetuesit policor të stacionit të Jugu në Prishtinë, është arrestuar një person i dyshuar për veprat Mashtrim, prezentim i rrejshëm, dy raste Ngacmim Seksual (të raportuara në prill -maj 2020 )dhe  një rast të Dhunimit të raportuar në vitin 2018.

I dyshuari R.S (mashkull) 35 vjeç, i cili dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në veprat e sipërshënuara, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit  është dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që hetuesit policor janë duke ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)