E thotë analisti: Goditje e rëndë për kryeministrin Hoti, ambasadori gjerman kërkon zbatimin e programit të Qeverisë Kurti për sundimin e ligjit

  • 06 June 2020 - 08:36
E thotë analisti: Goditje e rëndë për kryeministrin Hoti, ambasadori gjerman kërkon zbatimin e programit të Qeverisë Kurti për sundimin e ligjit

“I përkëdheluri i Hashim Thaçit,nxënësi i Isa Mustafës dhe kryeministri i preferuar i Listës serbe, Avdullah Hoti, duhet të dëshmojë se përkundër makinacioneve dhe manovrimeve perfide, për tu ngjitur në pushtet dhe ardhur krye të qeverisë, ai duhet të dëshmojë se nuk është aty, për ta vazhduar sundimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por do ti luftojë këto dukuri negative që përcjellin Kosovën tash e rreth 15 vite me radhë duke thelluar reformat në fushën e sundimit të ligjit, gjë që kërkohet edhe nga Bashkimi Evropian, për ti hapur Kosovës rrugën e përafrimit me BE-në dhe eventualisht marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave në fund të këtij viti”, thotë analisti politik Gani Qarri.

Image
Gani Qarri

Analisti politik Gani Qarri konsideron se përveç dialogut me Serbinë, reformat në fushën e sundimit të ligjit, do të vazhdojnë të jena barra kryesore edhe për Qeverinë Hoti e cila do të kërkohet nga Bashkimi Evropian, për ti hapur Kosovës rrugën e përafrimit me BE-në dhe eventualisht marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave në fund të këtij viti. Qarri thotë se sa i takon temës së sundimit të ligjit, këtë kërkesë ja ka barra shumë të qartë kryeministrit Avdullah Hoti, ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, i cili ka kërkuar që pjesa e programit të përbashkët qeverisës që e kishin LVV dhe LDK në fillim të mandatit, për reformat në drejtësi, të vazhdon pa u ndryshuar fare, edhe me koalicionin e LDK-së me partnerët e rinj qeverisës. “Kosova ka një qeveri të re, e votuar nga një shumicë e nevojshme prej 61 deputetëve të zgjedhur. Qeveria paraprake me pjesëmarrjen e LDK-së ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Këto janë tani standardet që ne presim të fillojë”, ka shkruar Heldt në profilin e tij zyrtar në tvitter.

E sipas analistit politik Gani Qarri, kjo kërkesë e qartë ndaj kryeministrit Hoti, është një goditje serioze kundër tij ngase i është bërë me dije që pavarësisht mosmarrëveshjeve që LDK dhe LVV kishin në 50 ditët e para të fillimit të mandatit për bashkëqeverisje, programi i LVV-së për drejtësinë ishte një program serioz nga i cili nuk duhet të heq orë tani Qeveria Hoti.

“Qeveria e udhëhequr nga z. Kurti në të cilën pjesëmarrëse ishte edhe LDK-ja, madje për rreth 50 ditë Avdullah Hoti ishte edhe zëvendës kryeministër i saj, ka vendosur standarde të reja në qeverisje, ka luftuar në mënyrë të njëmendtë korrupsionin, nepotizmin dhe krimin e organizuar si dhe ka vepruar me transparencë të plotë para vendorëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtar në vendin tonë, ndaj siç thotë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë z. Kristian Held, standarde të tilla, jo vetëm duhet por edhe priten të vazhdojnë, përkundër faktit dhe mënyrës se si ka ardhur Avdullah Hoti në krye të qeverisë. I përkëdheluri i Hashim Thaçit,nxënësi i Isa Mustafës dhe kryeministri i preferuar i Listës serbe, Avdullah Hoti, duhet të dëshmojë se përkundër makinacioneve dhe manovrimeve perfide, për tu ngjitur në pushtet dhe ardhur krye të qeverisë, ai duhet të dëshmojë se nuk është aty, për ta vazhduar sundimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, por do ti luftojë këto dukuri negative që përcjellin Kosovën tash e rreth 15 vite me radhë duke thelluar reformat në fushën e sundimit të ligjit, gjë që kërkohet edhe nga Bashkimi Evropian, për ti hapur Kosovës rrugën e përafrimit me BE-në dhe eventualisht marrjen e vendimit për liberalizimin e vizave në fund të këtij viti”, thotë analisti politik Gani Qarri.

“Ndaj dhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Christian Heldt, me të drejtë ka reaguar për zhvillimet e para dy ditëve në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku u zgjodh Avdullah Hoti i LDK-së kryeministër, duke ia rikujtuar Hotit se qeveria paraprake në të cilën ishte pjesë edhe LDK, ka vendosur standarde në qeverisje, transparencë dhe luftë kundër krimit,nepotizmit dhe korrupsionit, standarde të cilat kërkohet të vazhdohen edhe nga qeveria e tij, që po e vazhdon mandatin nga votimet e vitit të kaluar”, thotë analisti politik Gani Qarri.

(Kosova Sot Online)