Kina regjistron vetëm tri raste të reja të koronavirusit

  • 06 June 2020 - 09:06
Kina regjistron vetëm tri raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Kinë janë regjistruar vetëm tri raste të reja të koronavirusit, dy më pak se një ditë më parë.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se të gjitha rastet ishin persona të ardhur nga vendet e tjera, shkruan “Reuters”.

Përpos rasteve me simptoma, autoritetet kineze njoftuan se gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe dy raste të reja pa simptoma. Një ditë më parë ishin shënuar tri raste të këtilla.

Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në Kinë shkoi në 83,030. Pasi nuk u raportua asnjë rast i ri i vdekjeve, shifra e përgjithshme e viktimave mbeti 4,634.

Ndryshe, Kina është vendi ku u regjistruan rastet e para të virusit të ri. Kjo gjë ndodhi në dhjetor të vitit të kaluar në qytetin Wuhan.

Australia ka kërkuar që të zhvillohen hetime ndërkombëtare në lidhje me përhapjen e pandemisë.

(Kosova Sot Online )