QKUK blen mbi 4 mijë euro lugë, pirunj e pjata plastike

  • 06 June 2020 - 09:15
QKUK blen mbi 4 mijë euro lugë, pirunj e pjata plastike

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ditë më parë ë[shtë furnizuar me pjata, gota, pirunj dhe lugë plastike dhe sipas kontratës së publikuar të gjitha këto QKUK-së i kanë kushtuar 4 mijë e 93 euro.

Për këtë furnizim, QKUK kishte hapur tender në vlerë 6 mijë e 656 euro e 48 cent. Mirëpo, nga 13 kompanitë që ofertuan për këtë tender, fitues u zgjodh kompania që kërkoi 4 mijë e 93 euro e 60 cent.

Çmimi më i lartë i kërkuar nga operatorët ekonomikë për këtë tender, njoftohet se ishte 6071,76 euro.

Përveç vlerës së kontratës, ky instiucion nuk ka njoftuar për sasinë e produkteve të blera.

(Kosova Sot Online)