Mbi 6.6 milionë njerëz të infektuar me Covid-19 në botë

  • 06 qershor 2020 - 09:44
Mbi 6.6 milionë njerëz të infektuar me Covid-19 në botë

Numri i të infektuar me COVID-19 në mbarë botën ka kaluar shifrën 6.6 milionë, me 6 milionë e 601 mijë e 349 të konfirmuar aktualisht.

Kështu ka bërë të ditur gjurmuesi i Universitetit “Johns Hopkins”, raporton CNN.

Vdekjet po i afrohen shifrës 390 mijë me numrin aktual në 389 mijë e 645.

Shifrat, të cilat bazohen në raportet zyrtare dhe mediatike, ka të ngjarë të nënvlerësojnë ndjeshëm shkallën e pandemisë për shkak të regjimeve të ndryshme të testimit dhe regjistrimit, si dhe të nën-raportimit të dyshuar.

(Kosova Sot Online)