Rusia shënon mbi 8,800 raste të reja të koronavirusit

  • 06 June 2020 - 10:40
Rusia shënon mbi 8,800 raste të reja të koronavirusit

Gjatë 24 orëve të kaluara, Rusia i ka regjistruar 8,855 raste të reja të koronavirusit, duke e çuar në 458,689 numrin e përgjithshëm të infektimeve.

Përpos të prekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 197 të vdekur nga sëmundja Covid-19 dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 5,725, shkruan “Reuters”.

Sa i përket numrit të të infektuarve, Rusia ndodhet në vendin e tretë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit.

Sidoqoftë, ky shtet ka numër mjaft të vogël të viktimave në krahasim me disa vende evropiane dhe në krahasim me numrin e lartë të infektimeve.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve ditore, qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat kufizuese me qëllim të riaktivizimit të ekonomisë.


(Kosova Sot Online)