Gjendje e rëndë në Brazil, mbi 30,000 të infektuar me Covid-19 për një ditë

  • 06 June 2020 - 14:30
Gjendje e rëndë në Brazil, mbi 30,000 të infektuar me Covid-19 për një ditë

Brazili është duke iu afruar Britanisë së Madhe sa i përket numrit të përgjithshëm të viktimave të koronavirusit pasi kjo shifër shkoi në mbi 35,000 persona.

Ministria e Shëndetësisë në Brazil njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara në këtë shtet janë regjistruar 1,005 viktima të koronavirusit, shkruan “BBC”.

Përpos të vdekurve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 30,830 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 645,771.

Pavarësisht numrit të madh të rasteve ditore, presidenti Jair Bolsonaro po vazhdon ta kërkojë largimin e masave kufizuese me arsyetimin se ato po e dëmtojnë shumë ekonominë.

Të enjten, Brazili ia kaloi Italisë për numrin e përgjithshëm të viktimave dhe u bë shteti i tretë në botë me më së shumti të vdekur.

(Kosova Sot Online)