Koronavirusi në Itali, 72 viktima dhe 2700 raste të reja në 24 orë

  • 06 June 2020 - 20:18
Koronavirusi në Itali, 72 viktima dhe 2700 raste të reja në 24 orë

Italia në fundjavën e parë të hapjes së vendit e përfundimit të regjimit të izolimit nga pandemia regjistron 33,846 viktima e 234,810 të infektuar nga Covid 19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 72 viktima e 2,700 raste më shumë.

Deri më sot në Itali janë 165,078 të shëruar e në 23 orët e fundit janë 1,297 të shëruar më shumë.

Në struktura spitalore po kurohen 5,002 pacientë e 293 në reparte të terapisë intensive.

(Kosova Sot Online)