Kryeministri Hoti: Kosova e mirëpret vendimin e MCC’së për t’i zhbllokuar fondet në Kosovë

  • 06 June 2020 - 20:26
Kryeministri Hoti: Kosova e mirëpret vendimin e MCC’së për t’i zhbllokuar fondet në Kosovë

Kryeministri i Kosovës përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Tëitter ka njoftuar se Republika e Kosovës mirëpret vendimin e MCC’së për zhbllokimin e fondeve të saj në Kosovë.

Hoti ka thënë gjithashtu se Kosova e mirëpret vendimin e MCC’së për të vazhduar implementimin dhe zhvillimin e programit kompakt të propozuar për Kosovë.

“Republika e Kosovës mirëpret vendimin e MCC’së së qeverisë amerikane për t’i zhbllokuar fondet e saj dhe për të vazhduar implementimin dhe zhvillimin e programit kompakt të propozuar për Kosovë”, ka shkruar kryeministri Hoti.

Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë. Në një komunikatë për media lëshuar nga MCC, bëhet e ditur se vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga qeveria Hoti.

Në komunikatë thuhet se MCC mirëpret vendimin e qeverisë për taksën dhe masën e reciprocitetit ndaj mallrave serbe.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin reflektimin e Kosovës në çështjen e taksës dhe heqjen e masave të reciprocitetit ndaj mallrave serbe. MCC është e kënaqur që të rifillojë zbatimin e programit kompakt të propozuar në Kosovë. MCC pret një partneritet të vazhdueshëm, të fortë me popullin e Kosovës dhe qeverinë e tyre ndërsa ne punojmë së bashku për të zvogëluar varfërinë përmes rritjes ekonomike”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë, se MCC kishte bllokuar investimet e saja në Kosovë pas refuzimit të qeverisë së Kosovës për të hequr taksën ndaj mallrave serbe.

Një vendim i tillë i MCC-së ishte marrë gjatë kohës së qeverisjes Kurti.

(Kosova Sot Online)