Gërvalla zbulon sekretin e Hashim Thaçit prapa interesit për Qeverinë Hoti, ja cila është prapaskena

  • 07 June 2020 - 08:55
Gërvalla zbulon sekretin e Hashim Thaçit prapa interesit për Qeverinë Hoti, ja cila është prapaskena

“Preokupimin më të madh Presidenti Thaçi e ka lidershipin në politikën e jashtme, se kush e udhëheqë qeverinë si duket nuk është problem fare për të, nganjëherë kam përshtypjen se edhe po të jetë nga Lista Serbe pajtohet, natyrisht vetëm që ai të mbetët faktori kryesor në politikën e jashtme. Strukturat e LDK-së e kishin zgjedhur Vjosa e Osmanin si kandidate për kryeministre në zgjedhjet e kaluar dhe jo zotin Hoti, kandidimi i tij tani dhe zgjedhja jo vetëm që është mashtrim për qytetarët por edhe vjedhje e mandatit të zonjës Osmani. Qytetarët nuk e kanë votuar LDK-n që ta shohin Avdullah Hotin Kryeministër, por Zonjën Osmani. Por natyrisht se kjo e ka logjikën e saj, zonja Osmani ka qenë “karremi në det për peshqit” dhe se garda e vjetër e LDK-së e kanë njeriun konsensual të tyre që t’i vazhdojnë politikat që në vazhdimësi Zonja Osmani jua ka atakuar direkt ose indirekt. Është qeveri e dhimbshme ajo qeveri e cila varet nga Lista Serbe, ku hisja e qeverisë ndahet dhe kushtëzohet aq shumë nga Lista Serbe. Nuk mund të kemi qeveri për popullin dhe për interesin e saj kur ajo varet nga Beogradi”, thotë Ardit Gërvalla.

Zgjedhjen e Qeverisë së re të Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe Avdullah Hotin për Kryeministër që do e zëvendëson Albin Kurtin e VV-së, analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike Ardit Gërvalla, e sheh një skenar të suksesshëm të hartuar dhe realizuar me mjeshtri nga kreu i shtetit Hashim Thaçi, për interesat e tij personale, dhe qëllimin qe e ka deri në fund të mandatit.

E ky qëllim, sipas Ardit Gërvallës është mbajtja e plotë nën kontroll të politikës së jashtme, fushë e cila nuk i lejohej nga Qeveria e VV-së dhe ish Kryeministri Kurti dhe mbrojtja e strukturave të lidhura me krimin e organizuar. E për këtë aleat e kanë listën serbe dhe ndikimin e Beogradit.

Image
Ardit Gervalla

“Preokupimin më të madh Presidenti Thaçi e ka lidershipin në politikën e jashtme, se kush e udhëheqë qeverinë si duket nuk është problem fare për të, nganjëherë kam përshtypjen se edhe po të jetë nga Lista Serbe pajtohet, natyrisht vetëm që ai të mbetët faktori kryesor në politikën e jashtme. Strukturat e LDK-së e kishin zgjedhur Vjosa e Osmanin si kandidate për kryeministre në zgjedhjet e kaluar dhe jo zotin Hoti, kandidimi i tij tani dhe zgjedhja jo vetëm që është mashtrim për qytetarët por edhe vjedhje e mandatit të zonjës Osmani. Qytetarët nuk e kanë votuar LDK-n që t’a shohin Avdullah Hotin Kryeministër, por Zonjën Osmani. Por natyrisht se kjo e ka logjikën e saj, zonja Osmani ka qenë “karremi në det për peshqit” dhe se garda e vjetër e LDK-së e kanë njeriun konsensual të tyre që t’i vazhdojnë politikat që në vazhdimësi Zonja Osmani jua ka atakuar direkt ose indirekt. Është qeveri e dhimbshme ajo qeveri e cila varet nga Lista Serbe, ku hisja e qeverisë ndahet dhe kushtëzohet aq shumë nga Lista Serbe. Nuk mund të kemi qeveri për popullin dhe për interesin e saj kur ajo varet nga Beogradi”, thotë Ardit Gërvalla.

Sipas analistit Gërvalla, për nxjerrjen jashtë qeverie të kabinetit Kurti ka pasur lobim të fuqishëm brenda por edhe jashtë shtetit të Kosovës, nga rrjete politike e diplomatike që po përgatiten për kompromis me Serbinë në procesin e dialogut të dominuar nga Hashim Thaçi.

“Kjo qeveri sikurse e kaluar kanë qenë qeveri që para vetës kanë mision dialogun, Zotri Kurti ishte pengesë jo vetëm e Thaçit por edhe e zyrtarëve Amerikan, kurse LDK-ja ishte mjeti për ta larguar pengesën. Sipas mendimit tim kjo qeveri do të jetë qeveri e marrëveshjes me Serbinë, jetëgjatësia e saj varet sa shpejt përfundon marrëveshja më Serbinë. E që natyrisht si duket infrastrukturën është duke e krijuar pa pengesa dhe shpejt të arritshme. Qeveria Hoti si duket do të jetë shpëtimtare për shumë individ që janë të zhytur në krim dhe korrupsion, po ata që kanë qenë të zgjedhur në borde dhe institucione të ndryshme nga ish-qeveritë e kaluara ku pjesë e tyre ishte Lidhja Demokratike dhe Partia Demokratike. Intervenimi për ta shkarkuar këtë qeveri ishte më i shpejt se sa do ta kishim menduar, si çdo herë protagonistët e gjithë kësaj janë Thaçi-LDK dhe PDK jo formalisht. Edhe pse jo si pjesë e koalicionit mendoj se edhe PDK ka hise në këtë qeveri, për këtë do të bindemi gjatë qeverisjes”, thotë Ardit Gërvalla.

(Kosova Sot Online)